Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19

Numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke arritur sot në 99. Kjo është dita me më shumë raste që nga fillimi i muajit maj, duke sinjalizuar për një rritje të përhapjes së pandemisë, teksa është konfirmuar prej javësh se në qarkullim është varianti Delta. Edhe mjekët pohojnë se ditët e fundit ka pasur një shtim të fluksit të pacientëve të infektuar, ndonëse nuk shfaqin gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për situatën në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 99

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,599

Testime totale 914,746

Raste pozitive 133,310

Raste të shëruara 130,314

Raste Aktive 539

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 200

Elbasan 75

Shkodër 57

Vlorë 50

Berat 35

Lezhë 34

Fier 29

Kukës 24

Durrës 17

Korçë 11

Gjirokastër 7