Rreshjet e mëdha shkaktojnë përmbytje në Stamboll

Gazetari i AA-së lajmëron se objektet banesore, shkolla dhe hapësira afariste në qendër të Beykozit kanë mbetur nën ujë pasi nga shtrati doli lumi lokal

Rreshje të mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Stambollit, ndërsa situata më e rëndë është në distriktin Beykoz në brigjet aziatike të Bosforit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së lajmëron se objektet banesore, shkolla dhe hapësira afariste në qendër të Beykozit kanë mbetur nën ujë pasi nga shtrati doli lumi lokal.

Prurjet ujore shpejtë përmbytën kuartet, ndërsa banorët gjatë evakuimit treguan nivel të madh të solidaritetit.

Prurjet e ujit dëmtuan urat, rrugët dhe të korrat në fusha.

Në terren gjenden shërbimet kompetente që ndihmojnë banorët e rajoneve të rrezikuara.

Banorët me barka nga uji shpëtuan edhe qenin Lea, ndërsa video shpejtë u bë virale në rrjetet sociale. Qeni është transferuar në stacionin veterinar.