Rinas, grabiten thasë me para, dyshohet se ka viktima

Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës.

Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje, raporton Top Channel.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Sipas burimeve, grabitja është kryer nga 4 persona të cilët kanë qenë me një makinë me logo “HETIMI TATIMOR”.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.