Regjistrohen 274 raste të reja me Covid-19

274 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 nga 4,799 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 274
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4799

Testime totale 947,527
Raste pozitive 134,761
Raste të shëruara 130,549
Raste Aktive 1,752
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 645
Shkodër 249
Vlorë 163
Elbasan 148
Fier 172
Lezhë 95
Durrës 90
Berat 44
Kukës 38
Gjirokastër 56
Korçë 37
Dibër 15