Reforma zgjedhore kthehet online. A do përfundohet deri më 30 Qershor?

Kalendar i ri pune, por a do të përfundojë deri në 30 qershor?

Komisioni Reformës zgjedhore do ti rikthehet punës përmes një video konference më 6 Maj.

Bashkëkryetarët, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokratja Rudina Hadari për Top Channel tregojnë pritshmëritë e tyre nga kjo mbledhje online.

“Është ftesë për ta nisur atje ku e lamë e gjetur dakordësi për ta mbyllur deri në maj”, shprehet Damian Gjiknuri.

“Mbledhje e vonuar duhet konsensus politik”, thotë Hajdari.

Afati i mëparshëm i sanksionuar ne marrëveshjen politike me opozitën jashtëparlamentare ishte 15 Marsi që dështoi për shkak të Covid 19. Por a do ketë një kalendar te ri dhe afate ne funksion te përmbylljes se reformës ne 30 Qershor?

“Synojmë një kalendar te ri”, shprehet Gjiknuri, raporton Top Channel.

“Shumica çështjeve janë diskutuar të presim çdo na thonë ekspertët për kalendarin”, thotë Hajdari.

Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari bëjnë këtë bilanc se çfarë është arritur deri më tani.

Top Channel i kërkoi një prononcim edhe opozitës jashtëparlamentare por e panë të arsyeshme të mos komentonin për momentin.