Rama: Do godasim çdo biznes që i trajton njerëzit si skllevër

Kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca duket se i kanë shpallur luftë informalitetit në çdo sektor. Në një status në “Facebook”, teksa publikon një tjetër moment nga puna kësaj radhe e Inspektoratit të Punës, Rama shkruan se do të godasim me të gjithë forcën e ligjit, çdo biznes që i trajton njerëzit e zakonshëm si skllevër dhe do të luftojmë, pa pushim, për të nxjerrë nga bataku i punës së zezë, çdo punonjës.

POSTIMI I RAMËS
Faqja tjetër e zezë e informalitetit është puna në të zezë! Mos regjistrimi i punonjësve, që do të thotë jo sigurim shëndetësor, jo sigurim shoqëror (pra jo vite pensioni për punën e bërë) është një skllavërim i papranueshëm i krahut të punës.

Do të godasim me të gjithë forcën e ligjit, çdo biznes që i trajton njerëzit e zakonshëm si skllevër dhe do të luftojmë, pa pushim, për të nxjerrë nga bataku i punës së zezë, çdo punonjës🤝

Ndërkohë, po përgatitemi për të sulmuar çibanin agresiv të kësaj faqeje të zezë, që janë deklarimet e rreme të pagave👎Nuk mund të pranohet më që ekonomistë, juristë, inxhinierë e deri edhe pronarë firmash, të deklarojnë pagë minimale për të shmangur detyrimet ndaj shtetit, ndërsa pjesën e luanit ta marrin në të zezë🤬
#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve