Qëndruan tek Teatri jashtë orarit të lejuar, zbardhen emrat e opozitarëve që u gjobitën nga policia

Nga Kryemadhi, tek Luan Rama, Vasili e Spaho...

“BalkanWeb” zbardh disa nga emrat e politikëve që janë gjobitur sot nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për qëndrim jashtë orari të lejuar pranë Teatrit Kombëtar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se përveç kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë gjobitur dhe Luan Rama, Petrit Vasili si dhe Endrit Brahimllari.

Ndërkohë nga Partia Demokratike u proceduan me masë administrative Edmond Spaho, Klevis Balliu si dhe kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi. Kujtojmë se edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha është gjobitur për të njëjtën shkelje.

“Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.”, thuhej ne njoftimin e policise.