Prizren, mbahet konferenca “Turqishtja dhe situata ligjore e turqve të Ballkanit”

Ambasadori turk theksoi rëndësinë e konferencave të këtilla, ku diskutohet rreth turqve në Ballkan

Nën iniciativën e Shoqatës së Kulturës dhe Arteve Turke “Rruga e Vërtetë” dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Turq të Kosovës në qytetin Prizren u mbajtë konferenca “Gjuha turke dhe situata ligjore e turqve në Ballkan”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori turk në Prishtinë, Çağrı Sakar, zv/kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputete e Partisë Demokratike Turke, Müferrah Şinik, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Ambasadori turk theksoi rëndësinë e konferencave të këtilla, ku diskutohet rreth turqve në Ballkan.

“Në shumë vende që unë kam vizituar në Kosovë, kam takuar vëllezërit tanë turq dhe kosovarë që flasin turqisht. Jam njohur me veprat e shkruara turke në këto territore dhe që kanë fituar çmime. Për pasurinë e thesarit tonë kulturor në fusha të tilla duhet të bëhen përpjekje të përbashkëta për ta ruajtur këtë pasuri. Si turq të Kosovës, ju jeni kujdestarë besnik të gjuhës sonë turke në këto anë, ura lidhëse kulturore që e zbukurojnë këtë gjuhë”, tha ambasadori Sakar.

Şinik, nga ana e saj, tha se “komuniteti turk në Kosovë do të qëndroj në këmbë, përderisa ka mbështetjen e Turqisë”.

Lektor në Universitetin Uludağ në Turqi, Kader Özlem, i cili iu drejtua të pranishmëve në konferencë, për AA tha se gjatë konferencës është diskutuar për statusin ligjor të gjuhës turke dhe turqve që jetojnë në rajon.

“Kishim rastin të trajtojmë statusin ligjor të gjuhës turke dhe të turqve të Ballkanit. Në këtë drejtim, ne jemi veçanërisht të kënaqur me interesimin e madh të treguar nga bashkëatdhetarët tanë”, tha Özlem.

Në fund të konferencës, ambasadori Sakar i dorëzoi lektorit Özlem çmimin ndërkombëtar “Süleyman Brina”, i cili iu nda për veprimtarinë kulturore turke në Ballkan.