Postbllok në Elbasan, nuk lejohen mjetet drejt Tiranës

Një postbllok në Elbasan mësohet se nuk lejon lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës...

Një postbllok në Elbasan mësohet se nuk lejon lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës.

Gjatë lidhjes direkte për edicionin informativ në Top Channel, korrespondentja Bruna Kërçyku dha detaje sqaruese, raporton Top Channel.

“Postblloku në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë fshatit Bradashesh ekziston prej disa ditësh, kjo për faktin se një bashki e gjelbër nuk mund të lëvizë lirisht drejt një bashkie të kuqe siç është Tirana, pa autorizim. Por këtu ka patur një përshkallëzim të situatës. Forcat policore, të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë, nuk lejojnë qarkullimin me ose pa autorizim; të dy rrugët e vjetra drejt Tiranës janë të bllokuara, kjo sepse ka patur një njoftim të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën për Teatrin Kombëtar në kryeqytet. Nga Elbasani nuk do të ketë asnjë dalje në drejtim të Tiranës” raportoi Kërçyku.