Peticioni për Teatrin, Aleanca protestë në qytetin e Shkodrës

Shkodra ishte qyteti i tretë për firmosjen e peticionit pas Tiranës e Durrësit, ku vetëm një ditë më parë Aleanca mblodhi firmat.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një tubim në qytetin e Shkodrës ku dhe mblodhën firmat e qytetarëve për ndërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte dhe në të njëjtin vend.

Përfaqësuesit e Aleancës  u mblodhën te teatri Migjeni të mbështetur nga qytetarët shkodranë. Shkodra ishte qyteti i tretë për firmosjen e peticionit pas Tiranës e Durrësit, ku vetëm një ditë më parë Aleanca mblodhi firmat.

A2News raporton se përfaqësuesit e Aleancës kërkuan nga organet e drejtësisë një hetim të drejtë dhe vendosjen para përgjegjësisë për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.