Përplasje tek Teatri Kombëtar, dalin në terren Forcat Speciale

Aktualisht situata është mjaft e tensionuar dhe disa qytetarë ia kanë arritur ta çajnë kordonin. Qytetarët kanë nisur të thërrasin “poshtë diktatura” dhe turp për qeverinë.

Ka patur momente të forta përplasjesh sërish në afërsi të godinës së Teatrit Kombëtar, e cila është rrethuar me kordon policor.

Një sërë qytetarësh kanë tentuar ta çajnë kordonin policor në mënyrë që të hyjnë në brendësi të Teatrit, atje ku një grup arstistësh qëndrojnë prej orësh, madje pa asnjë ushqim apo ujë.

Situata është tensionuar mjaftueshëm për disa instante teksa pranë forcave të policisë janë afruar dhe disa njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe shkopa gome.

Aktualisht situata është mjaft e tensionuar dhe disa qytetarë ia kanë arritur ta çajnë kordonin. Qytetarët kanë nisur të thërrasin “poshtë diktatura” dhe turp për qeverinë./Express