Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë/ Greqia rrit me 50 euro pagën minimale, Mitsotakis: Tani është koha për punonjësit, jetojmë në kohë të vështira

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një komunikim për mediat ka njoftuar qytetarët e vendit se qeveria ka marrë vendim për rritje të pagës minimale. Mitsotakis njoftoi se nga 1 maji paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje totale prej 9.7%. Ndërkohë nga kjo rritje përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. “Ky…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një komunikim për mediat ka njoftuar qytetarët e vendit se qeveria ka marrë vendim për rritje të pagës minimale.

Mitsotakis njoftoi se nga 1 maji paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje totale prej 9.7%.

Ndërkohë nga kjo rritje përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

“Ky ndryshim i dukshëm i pagës bazë e rrit edhe pagesën e papunësisë me 31 euro çdo muaj. Është në të njëjtën kohë një thirrje për punëdhënësit që të kalojnë në përputhje me kategoritë e tjera të punonjësve. Rritja e menjëhershme e pagës minimale me 50 euro është vendim përgjegjësie dhe solidariteti. Jetojmë në kohë të vështira. Dhe shqetësimi im kryesor është të mos prishë kohezionin tonë shoqëror. Por edhe të mos cenojmë, me lëvizje të gabuara, atë që kemi arritur së bashku deri tani. Unë kam besim në potencialin e ekonomisë sonë. Por mbi të gjitha kam besim te punonjësit grekë”, tha ai duke shtuar: “Rritje për të gjithë” ishte premtimi ynë që në fillim. Dhe ky është qëllimi i politikës sonë. Sot, ne po bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm për ta arritur atë.”, ka thënë kryeministri grek.