Përdhunimi i 13-vjeçares, dinamike ngjarjes dhe dëshmitë

Familjarët e një prej të arrestuarve për rastin e rëndë të përdhunimit të një 13-vjeçareje në qytetin e Kavajës kanë mohuar për “Open” kategorikisht që i afërmi i tyre të ketë abuzuar me të miturën.

Historia tragjike e 13-vjeçares në Kavajë; Si nisi abuzimi nga djemtë

Përdhunimi i 13-vjeçares nga bashkëmoshatarët e saj në Kavajë është padyshim një nga çështjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri.

Kjo çështje është trajtuar në emisionin “Open”, ku janë dhënë edhe detaje nga dosja hetimore.

Në këtë video zbulohen rrethanat se djemtë filluan të abuzonin me vajzën duke e shantazhuar se do të bënin publike pamje të sajat teksa kryenin marrëdhënie seksuale.

U kërcënua se do i vrisnin familjarët, tentoi vetëvrasjen 

Në emisionin “Open” janë sjellë detaje nga dosja hetimore e një prej rasteve më të rënda të ndodhura në Shqipëri, përdhunimit të një 13-vjeçare nga disa minorenë të tjerë duke e shantazhuar.

Por njëri prej tyre kishte shkuar përtej shantazhit, ai e kishte kërcënuar se do i vriste familjarët nëse ajo nuk bënte siç do t’i thoshte, duke planifikuar edhe prostituimin e saj.

Vajza tregon se në këto momente kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

 

Familjarët e një prej të arrestuarve për rastin e rëndë të përdhunimit të një 13-vjeçareje në qytetin e Kavajës kanë mohuar për “Open” kategorikisht që i afërmi i tyre të ketë abuzuar me të miturën.

I vëllai i një prej të arrestuarve ka treguar për emisionin “Open” që transmetohet në Top Channel se pasi e shoqëruan herën e parë në polici, e ka marrë më vete për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Herën e parë e mbajtën 8 orë në komisariat e morën në pyetje dhe e liruan. E lanë 2 ditë të lirë. E mora më vete, me makinë shkuam në Durrës, e pyeta në të gjitha mënyrat. Nëse do ta kishte bërë ai do e fusja vetë brenda. Mu shtri para këmbëve dhe u betua se nuk e kishte bërë. Më tha që ai… i kishte dërguar videon dhe vajza i kishte shkruar për ta takuar. Më pas e ka mbyllur bisedën. Ai nuk ka bërë asgjë”, tha ai.

Nëna e një prej të arrestuarve: Djali im i pafajshëm. Është në gjendje të rëndë

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë nga një grup djemsh, po ashtu minorenë, duke e shantazhuar ka tronditur opinion kombëtar. Por nëna e një prej djemve të arrestuar, më i madhi prej tyre, një 16-vjeçar, e intervistuar nga “Open” i ka mohuar akuzat që djali i saj të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

“Djalin po e mbajnë padrejtësisht në burg. Ma kane quajtur monster. Nuk është e vërtetë. Çuni ka bërë veç një puthje dhe një prekje. Kaq. Është në gjendje të rëndë në paraburgim. Djali është 16 vjeç. minoren ai , minoren ajo, pse duhet të gjykohen kështu”, u shpreh ajo.

Më tej nëna e 16-vjeçarit vijon të mohojë edhe që djali i saj të ketë bërë shantazh ndaj saj. Sipas saj tashmë çështja është kthyer në politike dhe po dënohen padrejtësisht.

“Nuk e di çfarë kanë bërë djemtë e tjerë, çuni im nuk e ka bërë këtë. Çuni im nuk është rritur ashtu. Djali im ndihet keq sepse është pafajshëm. Kanë futur edhe politikën e mesme. Kur prindëri i vajzës e dinte se kishte të dashur, si nuk e pyeti njëherë vajzën. Nuk e kanë problem se u përdhunua një vajzë. Por tani ka ndërhyrë politika, po e bëjnë politikë”, tha ajo.

Përdhunimi i 13-vjeçares, Ema Andrea: E vështirë, por s’duhet të heshtim

Përdhunimi i 13- vjeçares në qytetin e Kavajës është një gjendje e rëndë, e për këtë shumë mendojnë se media duhet të heshtë, sepse duke trajtuar këtë çështje vajza “po përdhunohet” për herë të dytë.

Por sado e vështirë, kjo nuk është një çështje që mund të lihet mënjanë, e këtij mendimi është edhe Ema Andrea, e cila në studion e “Open” thekson nevojën që kjo çështje të flitet, pasi siç shprehet ajo duhet gjetur rruga që prindërit të komunikojnë me fëmijë që histori të tilla të mos përsëriten.

“Kush foli për përdhunimet në 1991 dhe 1997. Nuk duhet të heshtim, sado e vështirë është. Për të mos humbur një shok mashkull, vajza pranon të bëjë gjithçka. Që këtu duhet të diskutojmë se si duhet të flasim me fëmijët”, u shpreh Ema Andrea.