PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri pranoi krimin në Itali. Rama u informua

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumenta që, sipas tij, i përkasin Kuesturës së Firencës në Itali dhe ku provohet dënimi i dhënë për Vladrin Pjetrin, kryebashkiaku në pritje i Shkodrës, 16 vite më parë.

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumenta që, sipas tij, i përkasin Kuesturës së Firencës në Itali dhe ku provohet dënimi i dhënë për Vladrin Pjetrin, kryebashkiaku në pritje i Shkodrës, 16 vite më parë.

“Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence. Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian.  Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, deklaroi Bardhi, raporton Top Channel.

Bardhi theksoi se “të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.”

Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mohuar dënimin e dhënë ndaj Pjetrit në një kohë kur e kishte të gjithë informacionin.

“Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike”, tha zyrtari demokrat.

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.