PD: Prokuroria nuk heton të korruptuarit, KLSH kallëzoi 129 zyrtarë

PD do të analizojë dhe hetojë çdo pronë publike të vjedhur, askush nuk do e gëzojë, ka deklaruar sot deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

PD do të analizojë dhe hetojë çdo pronë publike të vjedhur, askush nuk do e gëzojë, ka deklaruar sot deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Duke ju referuar raportit të KLSH-së, Çupi shprehet se “Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh. Përveç abuzimit skandaloz me koncesionet, një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike. Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste”.

Duke iu referuar korrupsionit me pronat publike, Çupi shton se “rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës”.

Duke iu referuar rasteve të kallëzimit penal nga KLSH dhe mos ndjekjen e tyre deputetja e PD-së Çupi, shprehet se “Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim”

“Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite”, shprehet Çupi.