PD dhe PS protestë në të njëjtën kohë në Shkodër

Pak minuta para fillimit të mitingut elektoral të Partisë Socialiste dhe të protestë së paralajmëruar nga dega lokale e Partisë Demokratike të Shkodrës

Pak minuta para fillimit të mitingut elektoral të Partisë Socialiste dhe të protestë së paralajmëruar nga dega lokale e Partisë Demokratike të Shkodrës, forca të shumta policie kanë rrethuar sheshin kryesor të qytetit. Sipas burimeve për A2 CNN mbi 200 efektivë policie dhe forca të FNSH janë angazhuar për të kontrolluar situatën dhe shmangur përplasjet mes palëve.

Herët gjatë ditës së enjte, Bashkia e Shkodrës kishte refuzuar, kërkesën e Partisë Socialiste për të mbajtur takimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit me arsyetimin se po zbaton dekretin e Presidentit.