Pas teatrit, kjo është godina e radhës që do shembet

E zbulon Monika Kryemadhi...

Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.

Pavarësisht se aktorë të shumtë, presidenti Ilir Meta, opozita e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas.

Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shprehur se nuk do e lejojë këtë gjë, e ka paralajmëruar përplasje e gjakderdhje, duke thënë se artistët do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e Policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.Artistët thirrje klasës politike: Teatri Kombëtar nuk është ...

Së fundmi, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se nuk do jetë godina e vetme që do shembet, pasi sipas saj në muajin dhjetor do të shembet dhe Muzeu Kombëtar dhe do të ketë një projekt me kulla që e zëvendëson.

“Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është kriminale. Çështja e teatrit kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me godinën por edhe me integritetin e kultiurës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye.”- tha kreu i LSI në një intervistë për ABC News.

Së fundmi, një grup aktorësh, regjisorësh e skënaristësh i janë drejtuar sot me anë të një peticioni presidentit Ilir Meta e kreut të PD, Lulzim Bashës që të mos pengojnë ndërtimin e teatrit të ri.Incidenti me Laert Vasilin, Teatri Kombëtar reagon zyrtarisht 20 ...

Ata e konsiderojnë ndërtimin e teatrit të ri të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa teatër.

Peticioni ne kanë nënshkruar Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi etj.

E pyetur për këtë peticion, Kryemadhi u shpreh se kanë qenë po të njëjtët aktorë që dikur kërkonin që një ligj i tillë të mos firmosej.

“Meqë Rama ka 30 milion euro për të bërë teatër të ri, ta bëjë teatrin e ri. Ky komunitet ka nevojë për 6 të tjerë. Kam përshtypjen se nuk ka përplasje mes artistëve, por mendoj që letra e shkruar nga artistët për Presidentin dhe zotin Basha që dikur i shkruanin mos firmos ligjin, është një tekst i shtypur me gishtat e Endri Fugës dhe gojën e zotit Rama”, u shpreh ajo.Peticioni i artistëve: Politika larg, teatri i ri duhet te ...