Parlamenti britanik përgatit projekt-ligjin për shtyrjen e afatit për dalje nga BE

Debati për çështjen e Brexit vijon të ashpërsohet në Britaninë e Madhe, pasi deri më tani ende nuk është gjetur një marrëveshje për të dalë përfundimisht nga Bashkimi Europian.

Deputetët britanikë, duke përfshirë ata që ishin larguar nga partia Tory, po përgatisin një akt ligjor në rast se kryeministri Boris Johnson refuzon të kërkojë shtyrjen e afatit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Projekt-ligji në fjalë i kërkon kryeministrit shtyrjen e afatit të Brexit-it që është 31 tetori, pritet të marrë pëlqimin mbretëror, transmeton Koha Jonë.

Johnson është shprehur më herët se më parë të do të donte të vdiste se sa t’i kërkonte BE shtyrjen e afatit për largimin e Britanisë.

Ndërkohë, deputetët kanë formuar një ekip ligjor dhe thonë se do ta dërgojnë çështjen në gjykatë për të shtyrë këtë projekt-ligj.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ka akuzuar kryeministrin britanik se “nuk ka plan për të arritur marrëveshje të re”.

Nga ana tjetër, qeveria ka thënë se ai do të tentojë të kërkojë zgjedhje të reja sërish të hënën e javës së ardhshme.

Nëse Britania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose jo, do të votohet pak para se të pezullohet puna e parlamentit, duke rifilluar punimet më 14 tetor.