Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Turqinë qendrore

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur provincën turke Konya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti goditi rrethin Meram të provincës Konya në orën 20:43 sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6.82 kilometrash nën sipërfaqe.

Detaje të mëtejshme për dëme apo viktima nuk janë dhënë.