Nis hakmarrja e Iranit, sulmohen dy baza ushtarake amerikane

Irani ka sulmuar gjatë natës me 35 raketa balistike bazat ajrore amerikane në Irak, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Raketat balistike goditën bazat e SHBA në Irbil dhe Al Asad në perëndim të Bagdadit. Nuk është e qartë nëse ka viktima.

Pak orë pas sulmit, reagoi Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Twitter ku shkruante se gjithçka është në rregull dhe po bëhet vlerësimi i dëmet dhe viktimave nëse ka.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ndaj bazave ajrore amerikane ishte në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të tyre.

Paralajmërojmë të gjithë aleatët e Amerikës, të cilët i kanë dhënë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pikë fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit, do të jetë në shënjestër”, thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare Iraniane.

Mediat iraniane flasin për rreth 80 të vdekur nga sulmi me raketa, por nuk dihet nëse janë trupa amerikane apo civilë. /tvklan.al