Ngordh orangutangu më i vjetër në botë

Në vitin 2016, Puan kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes si "orangutangu më i vjetër në botë"

rangutangu më i vjetër që njihet në botë, Puan, ka ngordhur në moshën 62 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, Puan, që qëndronte në Kopshtin Zoologjik Perth në Australi që nga viti 1968 dhe që njihej si orangutangu më i moshuar i Sumatras, është eutanizuar për shkak të komplikimeve të lidhura me moshën.

Puan ka lënë pas 54 pasardhës, ndërsa në kopshtin zoologjik njihej si “zonja e madhe e vjetër”.

Në vitin 2016, Puan kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes si “orangutangu më i vjetër në botë”.

Sipas Fondacionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, në botë gjenden afërsisht 14.600 orangutangë të Sumatras.