Në orën 17:00 manifestimi i organizuar nga Meta/ Shumë qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës

Shumë qytetarë nga qytete të ndryshme pritet të vijnë në Tiranë për të marrë pjesë në manifestimin e Metës.

Qytetarët nga rrethet pritet të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e sotëm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mësohet se shumë qytetarë janë nisur nga qytetet, si Elbasani, Korça, Durrësi, Fieri dhe Shkodra. Ndërkohë që vetëm nga Gjirokastra pritet të nisen rreth 1500 persona, shumica e të cilëve me mjete personale.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për këtë manifestim. 1000 efektivë policie punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,do të jenë sot terren, të cilat do të pozicionohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit. Po kështu, në gatishmëri do të jetë edhe Garda. Godina e kryeministrisë do të rrethohet nga kordon policësh.