Në kërkim për vjedhje dhe kultivim droge, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për vjedhje dhe kultivim të bimëve narkotike, ndërsa ndalimi i tyre u bë në Krujë.

Mësohet se në pranga kanë ranë, G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.

N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar dënimin me 4 muaj burg për veprën penale” Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. /noa.al