Në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë Turqi-BE

Takimi i "Këshillit të Asocimit" i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës mes BE dhe Turqisë në kuadrin e marrëveshjes së Ankarasë do të zhvillohet më 15 mars në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel

Më 15 mars rreth pas katër vitesh do të mbahet takimi i “Këshillit të Asocimit” i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se takimi i “Këshillit të Asocimit” i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës mes BE dhe Turqisë në kuadrin e marrëveshjes së Ankarasë do të zhvillohet më 15 mars në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Në takimin i cili është i rëndësishëm për vazhdimin dhe diversifikimin e dialogut institucional me BE-në, delegacioni turk do të kryesohet nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë. Po ashtu në takim do të marrë pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Palët do të kenë mundësinë të vlerësojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë kontekst, pritet që të diskutohen çështje të tilla si liberalizimi i vizave, përditësimi i Bashkimit Doganor, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Takimi i 53-të i Këshillit të Asocimit Turqi-BE u mbajt në Bruksel më 18 maj 2015.

Nga ana tjetër, ministri Çavuşoğlu parashikohet të marrë pjesë në konferencën për Sirinë e cila do të zhvillohet më 13-14 mars në kuadër të takimeve në Bruksel.