Ndodh mrekullia në Turqi/ Gruaja shtatzënë nxirret gjallë pas 12 orësh nën rrënoja bashke me 7 persona të tjerë(FOTO)

Tërmeti tragjik në Turqi ka shkarkuar deri më tani 21 viktima.

Mirëpo një lajm i mirë nga vjen nga shtetit turk, pasi disa persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Mediat vendase e quajnë “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë. Të 8 personat mbijetuan 12 orë nën rrënojat në Malatya.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 vi ktima dhe 1015 persona të pl agosur. Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull. Raportohet se dridhjet e tokës janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael.