Mustafa Şentop: Turqia do të qëndrojë me gjithë fuqinë e saj pranë Azerbajxhanit

"Sulmet e fundit kundër civilëve kanë treguar se Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin por një shtet terrorist i pandreqshëm", tha kryeparlamentari Şentop

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop deklaroi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me gjithë fuqinë e saj pranë Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Şentop në një postim nga llogaria e tij në median sociale ka reaguar kundër sulmeve të Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

“Sulmet e fundit kundër civilëve kanë treguar se Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin por një shtet terrorist i pandreqshëm nga pikëpamja e paqes për të gjithë rajonin dhe se ajo është përgjegjësja e vetme për pasojat që do lindin. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me gjithë fuqinë e saj pranë Azerbajxhanit”, ka thënë Şentop.