Mustafa Şentop: Ndalimi i fëmijëve në Francë, “banditizëm”

Zhvillimet në Francë shqetësojnë të gjithë muslimanët që jetojnë në botën islame për një kohë të gjatë, ka thënë kryetari i parlamentit turk Mustafa Şentop

Duke kritikuar ndalimin policor të fëmijëve në Francë mbi pretendimin e “apologjisë për terrorizmin”, kryetari i parlamentit turk e përshkroi aksionin si “banditizëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky është banditizëm shtetëror […] kësaj duhet t’i jepet llogari sipas rregullave të ligjit”, deklaroi Mustafa Şentop në një konferencë shtypi në Stamboll.

Duke iu referuar zhvillimeve dhe deklaratave të fundit në Francë kundër Islamit dhe muslimanëve, Şentop shtoi se këto kanë shqetësuar të gjithë muslimanët që jetojnë në botën islame për një kohë të gjatë.

Të enjten, katër fëmijë të moshës 10 vjeç u mbajtën nga policia për më shumë se 11 orë në Albertville të Francës, me akuzat që pretendohet se kishin të bënin me “apologji për terrorizmin”, tha babai i njërit prej fëmijëve të ndaluar.

“Dhjetë policë të maskuar që mbanin armë të gjata hynë në shtëpi”, tha ai.