MSH: Protestuesi që u largua me ambulancë, në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se një prej protestuesve të plagosur, 29-vjeçari me inicialet E.B., i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

Bëhet me dije se nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave, raporton Top Channel.

Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.