Misionet e Vuçiç në OKB

Analistet: Kërkon tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete

Delegacioni serb në New York ka shkuar me sa duket me dy misione: vazhdimin e bisedimeve me Kosovën dhe lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me zyrtarë të ndryshëm botërorë, nga ata që shpreson t’i ofrojnë mbështetje për tërheqjen e pavarësisë e deri tek takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka kërkuar zgjidhje. Serbia thotë se megjithatë Evropa dhe SHBA insistojnë në një zgjidhje të shpejtë.

Dragoljub Petroviç, kryeredaktor i të përditshmes “Danas’, thotë se nuk ka asgjë të re nga Amerika pasi përsëriten dëshirat për zgjidhje dhe kërkesa për heqjen e taksave. Por, Vuçiç dëshiron të tregohet si lider pro evropian dhe ta zgjidh problemin.

“Me arritjen në pushtet dhe firmosjen e marrëveshjes së Brukselit, të cilën e ka firmosur Daçiç, por Vuçiç i ka treguar botës që ai dëshiron zgjidhje. Por, ja kanë kaluar 7 vjet dhe nuk po arrijnë për shkak të situatave të ndryshme. Kosova është e dhimbshme për votuesit e saj dhe Vuçiç kërkon një situatë që të mos e pranojë kurrë që e ka pranuar Kosovën.”

Këtu Vuçiç është takuar me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Një nga porositë që Presidenti serb ka çuar në New York, është ajo se Serbia nuk mund të mos fitojë asgjë nga marrëveshja me Kosovën. Serbia disa herë ka porositur se duhet kompromis.
Petroviç thotë se ideja ka qenë që të zgjidhet problemi duke sqaruar që nuk është humbje totale në këtë rast. Ideja e përkufizimit ka qenë për ta shitur zgjidhjen si të suksesshme.

“Nuk shoh ide tjetër që do të kënaqte një pjesë të votuesve në Serbi që do ta sqaronte arsyen pse e zgjidhim problemin. Kjo mund të paraqitej sikur ne kemi fituar diçka edhe pse mund t’i humbnim të gjitha dhe i bie që kemi dhënë ca fshatra që nuk na duhen pasi në to jetojnë shqiptarët.”

Asambleja e përgjithshme e OKB-së kësaj radhe është dukur më e rëndësishme për shkak të pozicionimit para një vazhdimi të mundshëm të bisedimeve.