Ministria e Shëndetësisë: Regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.264, prej të cilëve 2.447 persona kanë vdekur...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.264, prej të cilëve 2.447 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.042, dhe raste aktive aktualisht janë 775.

Ndërkohë, janë kryer edhe 3.137 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 709.464 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer në total