Ministri i tërmetit, Blendi Çuçi: Shifra e dëmeve të tërmetit është 985 milion euro

Ministri Blendi Çuçi në konferencën e sotme ka bërë publike shifrën e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ministri është shprehur se vlera e dëmeve është 985 milionë.

“Rreth 90 persona, mes tyre 60 ekspertë të huaj dhe vendas, si dhe zyrtarë të institucioneve shqiptare, arritën që në kohërekord, si asnjëherë më parë, ta përfundonin raportin e vlerësimit më 30 janar 2020.Është punuar me rritëm të lartë për 45 ditë për këtë dokument të domosdoshëm të ishte gati. Raporti PDNA është hartuar sipas tre standardeve te BE-së, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara, është baznuar në të dhënat nëpërmjet të sistemit të akst verifikimit. Janë mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara dhe u identifikuan të gjitha ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Paralelisht më këtë raporort janë plotësuar dhe 4 anketa në 3 qarqe. Vlera e dëmeve është 985.74906 euro. Ky dokument do të shërbejë si udhërrfuyes për Projektine Rindërtimit. Pa këtë dokument ne nuk mund të shkonim në Bruksel më 17 shkurt. Qeveria shqiptare do të udhëheq programin e rindëritmit. Deri më tani kemi miratuar një fond për këtë program, si dhe 18 zona të reja ndërtimore nëqarqet e prekura nga tërmeti. Ky program është njësipërmarrje e madhe.”, është shprehur Çuçi.

Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve.