Merkel: Koronavirusi sfida më e madhe që nga koha e luftës

Qeveria e saj ka këshilluar të 16 rajonet shtetërore që të mbyllin shkollat dhe hapësirat për kujdes ditor deri në Festën e Pashkëve.

merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje të gjithë gjermanëve që të ndihmojnë në luftimin e shpërndarjes së koronavirusit, duke respektuar masat e zvogëlimit të kontaktit me njerëz, në mënyrë që të shmanget bartja e virusit.

“Është serioze. Trajtojeni me seriozitet”, ka thënë Merkel në një fjalim televiziv.

“Prej ribashkimit të Gjermanisë, në fakt prej Luftës së Dytë Botërore, nuk ka pasur sfidë për shtetin tonë, në të cilën ruajtja e solidaritetit ka qenë kaq e rëndësishme”, ka thënë ajo.

Qeveria e saj ka këshilluar të 16 rajonet shtetërore që të mbyllin shkollat dhe hapësirat për kujdes ditor deri në Festën e Pashkëve.

Dyqanet, duke përjashtuar ato me produkte ushqimore dhe barnatoret, janë mbyllur po ashtu.

Në fjalimin e saj, Merkel ka thënë se është e vetëdijshme që kufizimet në lirinë e lëvizjes janë vështirë të pranueshme për shumë gjermanë, sidomos pas së kaluarës me udhëheësi komuniste në pjesën lindore të murit të dikurshëm që ka ndarë shtetin.

Mirëpo ajo ka insistuar që secili qytetar duhet ta kryejë detyrimin që ka duke parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Deri më tani në Gjermani është raportuar për 12,327 persona të prekur me këtë virus, derisa janë regjistruar 28 persona të vdekur. /REL