Me hapjen e kutive të votimit, nisin zgjedhjet në Malin e Zi

Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Guci

Sot në Mal të Zi nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, kurse të drejtën për të votouar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarsisë.

Në këto zgjedhje parlamentare marin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.