Mbi 50 botues do të ekspozojnë në panairin tradicional të librit në Ulqin

Panairi i 18-të i Librit “Ulqini 2018”, aktivitet ky i cili organizohet nën kujdesin e Komunës së Ulqinit dhe falë bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe të Promocionit me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe me Qendrën për Kulturë të Ulqinit, do të mbahet nga data 3 deri më 8 gusht në shëtitoren e Plazhit të Vogël.

Panairi i 18-të iLibrit “Ulqini 2018”, aktivitet ky i cili organizohet nën kujdesin e Komunës së Ulqinit dhe falë bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe të Promocionit me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe me Qendrën për Kulturë të Ulqinit, do të mbahet nga data 3 deri më 8 gusht në shëtitoren e Plazhit të Vogël.

Panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga qytetarët e Ulqinit dhe pushuesit, të cilët e kanë shumëfishuar numrin e banorëve të Ulqinit gjatë këtij sezoni.

Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Shkupi, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e rajonit tonë dhe që janë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare pas viteve ’90.

Rreth 50 botues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të Panairit, ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.