Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një të reje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Levan–Tepelenë.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një të reje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Levan–Tepelenë

Sipas policisë, rreth orës 08:40, në afërsi të fshatit “Buzmadh” mjeti tip “Honday” me drejtues 25-vjeçarin K.B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27-vjeçari E.H., si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, 21-vjeçarja E.M.”

Të tre të rinjtë janë nga zona e Matit.  Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes