Librat falas, Balla: Vitin e ardhshëm do të përfshihet dhe klasa V

Vitin e ardhshëm nxënësit e klasës së V të ciklit fillor do të përfitojnë libra falas.

Vitin e ardhshëm nxënësit e klasës së V të ciklit fillor do të përfitojnë libra falas.

Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i cili u shpreh se procesi i shpërndarjes së librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt do të vijojë edhe në të ardhmen.

Sipas Ballës, ambicia është që deri në fund të mandatit, i gjithë arsimi i detyrueshëm deri në klasën e nëntë të mbulohet me libra shkollorë falas.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Vijon procesi i shpërndarjes së librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt, pra për 190 mijë nxënës në gjithë Shqipërinë.
E bëmë këtë hap në këtë vit shkollor, sepse deri sot nuk kishim mundësi dhe sot është mundësia për të bërë këtë, falë reformave dhe progresit që na ka dhënë disa hapësira të reja për të bërë më shumë investime dhe për të bërë më shumë, në disa drejtime ku kemi dashur të bëjmë më shumë dhe më parë, por më parë na është dashur të shlyejmë borxhe të rënda dhe të çelim kantieret e reformave.
Vitin e ardhshëm, në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë dhe ambicia jonë është që deri në fund të këtij mandati, i gjithë arsimi i detyrueshëm, pra deri në klasën e nëntë, të mbulohet me libra shkollorë falas. Ishte kjo një prej kërkesave që na doli gjatë dëgjesave me njerëzit.
Kjo po që është temë që njerëzit kanë interes dhe duan të dëgjojnë”.