Libra falas për fëmijët e familjeve në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në një familje në qytetin e Vlorës, që përfiton nga programi i ndihmës ekonomike theksoi se “të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë do të përfitojnë libra falas”.

“Vendimi për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat për fëmijët e familjeve në nevojë, lehtëson rreth 190 mijë familje, duke treguar vëmendjen e qeverisë shqiptare te arsimimi i fëmijëve që janë e ardhmja e Shqipërisë europiane”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën, si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet”.

“Janë 70 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, si fëmijë të familjeve me ndihmë ekonomike, të komunitetit rom dhe egjiptian, me aftësi të kufizuar, fëmijët pa mbështetje prindërore, etj që përfitojnë me këtë vendim të qeverisë, libra falas”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se do të vijojë mbështetja financiare për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën. “”Reformat e qeverisë kanë krijuar mundësi për më shumë investime për brezin e ri”, tha ajo./ATSH