LDK vendos kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti.

Siç ka thënë kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, të gjithë anëtarët e kryesisë unanimisht janë pajtuar që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e tyre për të paren e qeverisë, transmeton Insajderi.

Osmani është gruaja e parë e nominuar për kryeministre në Kosovë.