Krujë, policia arreston një 32-vjeçar

Lëviste pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë...

Një 32-vjeçar nga Hasi që lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë është vënë në pranga nga policia.

Policia tha se ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Njoftim

Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.