Krujë, dëmtohet duke punuar në shtëpi, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krujë ku një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa po kryente punime pranë banesës së tij.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krujë ku një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa po kryente punime pranë banesës së tij.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit në Borizan të Krujës, por pavarësisht se 58-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2019, në Borizanë, Krujë, shtetasi Q.P., 58 vjeç, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.

Ai u transportua në Spitalin e  Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.