KPK pezullon për 1 vit kryetarin e Prokurorisë së Shkodrës, ja cila është arsyeja

Komionioni i Pavarur i Kualifikimit ka pezulluar për një vit nga detyra kryetarin e Prokurorisë së Shkodrës, Ervin Gokaj.

Arsyeja pse KPK ka marrë këtë vendim mësohet se ika të bëjë e profesionalizmin e prokurorit, diçka e padëgjuar ndonjëherë që prej nisjes së këtij procesi që ka të bëjë me implementimin e Reformës në Drejtësi.

Mësohet gjithashtu se Gokajt do ti duhet hnjë vit të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë duke I lënë kështu mundësinë që të ndjek shkollën e Magjistraturës.

Ndërkohë, kjo është hera e parë që KPK pezullon apo përjashton një prokuror apo gjyqtar për profesionalizëm.