Kosovë, hapet ekspozita “15 Korriku Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”

Kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, për AA theksoi se Turqia vazhdon të paralajmërojë vendet mike dhe simotra kundër kërcënimit të organizatës terroriste FETO me të cilën ato ndodhen përballë

Në qytetin Prizren në jugperëndim të Kosovës, nën bashkëpunimin e Kryekonsullatës së Turqisë dhe Institutit Yunus Emre në Prizren në kuadër të aktiviteteve “15 Korriku Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” është hapur ekspozita e fotografive të Anadolu Agency (AA) dhe gazetarit kosovar Enis Tabak që i përkasin natës së tentativës për grusht shtetit në Turqi.

Kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, për AA theksoi se Turqia vazhdon të paralajmërojë vendet mike dhe simotra kundër “kërcënimit të organizatës terroriste FETO me të cilën ato ndodhen përballë”.

Özaydın tha se FETO ato që ka bërë në Turqi mund t’i bëjë edhe në vendet e tjera ku ajo është aktive.

“Më 15 korrik, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, si në Turqi ashtu edhe në përfaqësitë në mbarë botën organizohen aktivitete të ndryshme. Qëllimi ynë në organizimin e këtyre aktiviteteve është që të mos harrohen përjetimet e 15 korrikut, të përkujtohen ato që janë përjetuar dhe në të njëjtën kohë për të rritur vetëdijen dhe ndërgjegjësimin e kërcënimit që organizata terroriste FETO përbën për vendet e tjera” deklaroi Özaydın.

Ndërsa Tabak, gazetar i Radio Televizionit Shtetëror të Kosovës (RTK), i cili ka ndjekur në Kosovë zhvillimet në natën e 15 korrikut dhe më pas, njoftoi se ashtu si në vendet e tjera edhe zemrat e dashamirësve të Turqisë kanë qëndruar me Turqinë në natën e 15 korrikut.

“Njerëzit përfshirë shqiptarë, boshnjakë dhe popullatën turke që jeton këtu, u mblodhën përpara konsullatës turke në Prizren me qëllim për të mbështetur Turqinë. Qëndruan këtu deri në tre të natës, qëndruan në ruajtje të demokracisë. Si gazetarë u përpoqëm që nëpërmjet fotografive t’i bënim të pavdekshme zhvillimet e përjetuara lidhur me përpjekjen tradhtare për grusht shtet më 15 korrik”, tha Tabak.

Në kuadër e aktiviteteve “15 Korriku Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, në Kosovë do të mbahen ceremoni përkujtimore nga ambasada e Turqisë në Prishtinë.

Ekspozita është hapur sot në sallën e konsullatës së Turqisë në Prizren me bashkëpunim Institutin Yunus Emre dhe do të qëndrojë e hapur deri me 16 korrik.