Kompania amerikane ndalon konsumin e kikirikëve në aviona, ja arsyeja

Kompanitë ajrore do të ndalojnë konsumimin e kikirikëve gjatë fluturimeve të tyre. Vendimi është marrë në favor të pasagjerëve të cilët janë alergjik ndaj frutave të thata.

Kompanitë ajrore do të ndalojnë konsumimin e kikirikëve gjatë fluturimeve të tyre. Vendimi është marrë në favor të pasagjerëve të cilët janë alergjik ndaj frutave të thata.

Kompania ajrore Southwest Airlines ka vendosur që të heqë dorë nga shërbimi i kikirikëve. Vendimi i marrë do të hyjë në fuqi që prej 1 gushtit në mënyrë që edhe pasagjerët që e kanë alergji të mos cenohen.

Qëllimi ynë është krijimi i një mjedisi të përshtatshëm ku të gjithë konsumatorët – përfshirë ato që kanë alergji frutat e thata të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur në çdo fluturim.

Shkruhet në njoftimin e kompanisë ajrore.

Kësaj fushate i janë bashkuar edhe disa linja të tjera ajrore të cilat shprehen se përveç ndalimit të kikirikëve do të marrin edhe masat paraprake mjekësore për alergjikët që do të fluturojnë me to.