Kërkonin favore seksuale dhe para përmes shantazhit, arrestohen dy persona në Fier

Dy persona nga fshati Cakran i Fierit janë arrestuar nga policia pasi përmes shantazhit i kërkonin një femre favore seksuale si edhe para.

Dy persona nga fshati Cakran i Fierit janë arrestuar nga policia pasi përmes shantazhit i kërkonin një femre favore seksuale si edhe para.

Në përfundim të operacionit të koduar “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive, policia e Fierit ka arrestuar 2 persona nën akuzën e “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim, raporton Top Channel.

G.M, 44 vjeç, dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran të Fierit mësohet se janë dy të arrestuarit.

Bëhet e ditur se ata dyshohen se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një femër, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.