Kërcënon Vuçiç: “Na mbetet të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se thirrja e SHBA-ve për të tërhequr misionin e OKB-s nga Kosova nuk do t’i linte Serbisë rrugë tjetër përveçse të “mbronte” serbët në Kosovë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se thirrja e SHBA-ve për të tërhequr misionin e OKB-s nga Kosova nuk do t’i linte Serbisë rrugë tjetër përveçse të “mbronte” serbët në Kosovë,raporton Top Channel.

Vuçiç nuk specifikoi se çfarë veprimi do të ndërmerrte Serbia në Kosovë, por kërcënimi i nënkuptuar erdhi pas thirrjes së ambasadores të SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila kërkoi zhvillimin e një “strategjie daljeje” për misionin e OKB, të njohur si UNMIK.

Vuçiç thotë se largimi i UNMIK dhe formimi i ushtrisë së Kosovës nuk do t’i linte rrugë tjetër Serbisë përveçse “të mbronte popullin e vet”, sipas një njoftimi të AP.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndaluar dhunën e ushtrisë serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.