Kamëz, arrestohet një person, aksidentoi për vdekje një grua

Pak pas mesnate një 32-vjeçar ka aksidentuar me makinën e tij një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në spital...

Pak pas mesnate një 32-vjeçar ka aksidentuar me makinën e tij një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se rreth orës 01.00, në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” 32 vjeçari A.M, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, raporton Top Channel.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .