Kalimi i afatit të qëndrimit, Ministria e Jashtme sqaron qytetarët

Ja çfarë thotë njoftimi i Ministrisë së Jashtme...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtne informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kroaci dhe që janë të detyruar të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19, se nuk do të penalizohen.

Megjithatë, autoritetet kroate udhëzojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori kroat, shkruan Top Channel.

Në këtë mënyrë do të shmangen probleme të mundshme në pikat kufitare në momentin kur shtetasit e huaj do të kthehen në vendet e tyre.