Johnson kërcënon me lista deputetët anti-Brexit

Deputetët konservator të partisë së kryeministrit britanik, Boris Johnson janë paralajmëruar që të mos rebelohen kundër qeverisë, për çështjen e Brexit, ndërkohë që deputetët e opozitës po planifikojnë ligje të reja kundër daljes së Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Deputetët konservator të partisë së kryeministrit britanik, Boris Johnson janë paralajmëruar që të mos rebelohen kundër qeverisë, për çështjen e Brexit, ndërkohë që deputetët e opozitës po planifikojnë ligje të reja kundër daljes së Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Nëse e bëjnë një gjë të tillë këta deputet nuk do të futen në listat e partisë në pushtet për zgjedhjet e reja parlamentare, qofshin edhe ato të parakohshme.

E marta është dita kur rimblidhet parlamenti britanik pas pushimeve verore dhe nesër fillon një betejë e pritshme titanike nga opozita, për të penguar planet e kryeministrit, Boris Johnson, për ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja me ose pa marrëveshje, më 31 tetor.

Boris Johnson dhe drejtues të lartë konservatorë kanë kërcënuar deputetët e partisë së tij që janë kundër Brexit se nëse do bashkojnë votat me opozitën, ata nuk do të futen më në listat e partisë në pushtet, për zgjedhjet e reja të përgjithshme, për të cilat flitet gjithnjë e më shumë se mund të jenë çështje kohe.

Pasi kryeministri arriti të sigurojë pezullimin e përkohshëm të parlamentit duke ua zvogëluar në minimum kohën deputetëve, që të rrëzojnë planet e tij për daljen e Britanisë ditën e Halloween-it, deputetët e opozitës kanë hartuar ligje që duan t’i miratojnë në parlament kundër daljes pa marrëveshje dhe për këtë kanë nevojë dhe për votat e deputetëve konservatore që janë pro qëndrimit në BE,shkruan Top Channel.

Ndërkohe ish-kryeministri britanik, Toni Blair i kërkon pasardhësit të tij, udhëheqësit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, që të mos bjerë në kurthin e “ithëtarëve” të Brexit dhe të kërkojë zgjedhje të reja të parakohshme.

Blair thotë se rruga më e mirë për t’u konsultuar me publikun britanik për Brexit, nuk janë zgjedhjet e reja të parakohshme, por mbajtja e një referendumi të dytë.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare jo aq, nëse Britania do të dalë ose jo nga BE-ja, por për mënyrën sesi, thënë ndryshe, me ose pa marrëveshje dhe se sa të lehtë do ta ketë ketë misionin kryeministri Johnson.

Arben Manaj, Londër