Java nis e acartë, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -10ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga -5ºC në 10ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 12ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 03ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 05ºC