Ja vendet ku bitcoin është i paligjshëm

Me lançimin e bitcoin në 2009, shumë kriptomonedha ndoqën rrugën e hapur prej saj. Edhe pse kritikohet ashpër për luhatjen e madhe të vlerës, përdorimin në transaksione të dyshimta dhe konsumin e lartë të energjisë për tu gërmuar, bitcoin shihet nga disa, shumica në vendet në zhvillim, si një parajsë e sigurtë gjatë paqartësive ekonomike.

E ndërsa më shumë njerëz po përdorin kriptomonedhat ose si investim ose si mundësi për të siguruar pasurinë, problemet e lartpërmendura janë manifestuar në kufizim të përdorimit të saj.

 

Status ligjor i bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera ndryshon nga një vend tek tjetri ndërsa në të shumtë e rasteve është i paqartë.

Disa vende kanë vendosur kufizimeve në mënyrën sesi mund të përdoret me bankat të cilat kanë bllokuar transaksionet. Vende të tjera kanë ndaluar plotësisht përdorimin e tij dhe që dënohet penalisht.

Në këtë artikull mësojmë më shumë rreth marrëdhënies së brishtë mes bitcoin dhe shteteve.

Algjeria

Aktualisht ky vend ndalon përdorimin e kriptomonedhave me ligj falë miratimin në 2018-ën të një ligji financiar që e shpalli të paligjshme blerjen, shitjen dhe përdorimin e monedhave virtuale.

Bolivia

Vendi i Amerikës Latine ka ndaluar rreptësisht përdorimin e bitcoin në Bolivi që prej 2014. Banka Qendrore lëshoi një rezolutë që ndalonte çdo lloj monedhe që nuk kontrollohet nga një vend apo zonë ekonomike.

Kina

Presioni ndaj kriptomonedhave në Kinë është rritur përgjatë 2021. Autoritetet vazhdimisht kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg këtij aseti dixhitale.

Përpjekjet për të bllokuar bitcoin shihen pjesë e planit të Kinës për të implementuar monedhën e tyre dixhitale. Banka Qendrore Kineze synon të bëhet ndërsa të para në botë që lançon një monedhë dixhitale të cilën mund ta përdorë me më efektivitet për të monitoruar njerëzit.

Më 24 Shtator banka qendrore ndalon çdo transaksion në kriptmonedha brenda vendit.

Kolumbia

Në Kolumbi autoritetet financiare nuk lejohen të mundësojnë transaksione në bitcoin. Të gjitha institucioneve financiare ju është kërkuar të mos mbrojnë, investojn, apo menaxhojnë para virtuale.

Egjipti

Institucioni Egjiptian i Çështjeve Fetare Dar al-Ifta lëshoi një dekret fetar në 2018-ën duke e klasifikuar bitcoin si të ndaluar (haram) dhe ndaluar atë rreptësisht nën ligjin Islam. Ligjet financiare u shtrënguan më tepër në Shtator të 2020-ës për të parandaluar tregtimin dhe promovimin e kriptomonedhave.

Indonezia

Banka Qendrore e Indonezisë lëshoi një urdhër që ndalonte përdorimin e kriptomonedha përfshirë bitcoin si formë pagese më 1 Janar 2018.

Irani

Marrëdhënia e bitcoin dhe Irani është më komplekse. Për të shmangur pasojat ekonomike të sanksioneve, Irani është kthyer drejt praktikës joshëse të gërmimit të bitcoin për të financuar importet.

Edhe pse banka qendrore ndalon tregtimin e kriptomonedhave, ka inkurajuar gërmimin e bitcoin. Afro 4.5% e bitcoin të gërmuar vinë nga Irani. Sipas firmës analitike Elliptic, nga gërmimi Irani gjeneron të ardhura prej 1 miliardë dollarë në vit.

Irani ju ka ofruar gërmuesve enegji me kosto të ulët por që ata duhet tua shesin kriptomonedhat bankës qendrore.

Më 22 Shtator autoritetet imponuan një dëbim 4 mujor të përdorimit të bitcoin.

Iraku

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për ti bllokuar, kriptomonedhat po përdorin çdo ditë e më shumë në Irak. Banka Qendrore ka qenë armiqësore ndaj kriptomonedhave që prej 2017-ës kur ndaloi përdorimin e tyre.

Nepali

Banka Qendrore e Nepalit ka shpallur bitcoin të paligjshëm në Gusht të 2017-ës.

Maqedonia e Veriut

Është vendi i vetëm Evropian që zyrtarisht ka ndaluar përdorimin e kriptomonedhave si Bitcoin, Ethereum dhe të tjera.

Rusia

Ndërsa kriptomonedha nuk janë të paligjshme në Rusi, një konflikt po zë fill ndaj përdorimit të tyre. Rusia miratoi ligjet e para për rregullimin e kriptomonedhave në Korrik të 2020-ës.

Ligji që hyri në fuqi këtë vit, ndalon punonjësit e administratës të blejnë kriptoasete. Presidenti Rusi Vladimir Putin vazhdimisht e ka lidhur përdorimin e kriptomonedhave me aktivitete kriminale.

Turqia

Ishin të shumtë ata që u orientuan drejt bitcoin ndërsa lira Turke ra. Edhe pse është një prej vendeve me përdorimin më të lartë të kriptomonedhave, rregullimi i ashpër ka ndikuar me inflacionin që preku vlera rekord.

Më 16 Prill 2021 Banka Qendrore Turke ndaloi përdorimin e bitcoin në mënyrë direkte dhe indirekte. Madje presidenti Turk Erdogan tha se bursa e kriptomonedhave duhet të mbikëqyren nga autoritetet kundër pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit.

Vietnami

Banka Qendrore e Vietnamit ka shpallur të paligjshme përdorimin e kriptomonedhve si formë pagese. Përdorimi i tyre dënohet me gjobë nga 5,600 deri në 7500 euro. Megjithatë nuk ndalon tregtimin e tyre apo mbajtjen si një aset. /PCWorld Albanian